×
  • Lajme
  • Lajme

    Akuza se një 35 vjeçar i afërt me VV-në u lirua nga karantina duke u shënuar si 70 vjeçar

    Reporteri
    06 Maj 2020 | 17:08

    Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se karantinimi në Qendrën e Studentëve në Prishtinë është duke u bërë në mënyrë abuzive e të papërgjegjshme. 


    Kjo parti ka denoncuar një sërë rastesh të qetarëve të riatdhesuar, të cilët falë librezave partiake, lidhjeve me pushtetin, apo për arsye të tjera nuk janë vendosur në karantinë por janë liruar para kohe.

    Sipas Valdete Idrizit nga PDK këto raste flasin për një qasje abuzive, të papërgjegjshme dhe diskriminuese ndaj qytetarëve të Kosovës, shkruan Reporteri.

    “Shteti ka obligim t’iu ofrojë kushte të mira dhe të duhura e të barabarta të izoluarve. Por menaxhimi në këtë qendër ka dështuar rëndë. Në adresë të PDK-së janë duke ardhur shumë ankesa për trajtim jo të barabartë”, ka thënë Idrizi.

    Ajo ka përmendur disa raste, ku thonë se ka njerëz që me të njohshëm nuk janë karantinuar fare në qendër.

    Ajo ka treguar për një rast kur një person i moshës 35 vjeçare u lirua nga karantina duke u shënuar si 70 vjeçar.

    “Personi me inicialet B.H. është liruar nga detyrimi i karantinimit meqë atij është falsifikuar mosha qëllimisht në listat e udhëtarëve të riatdhesuar duke u shënuar si 70 vjeçar, përderisa ai në të vërtetë është 35 vjeçar”, ka thënë ajo. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!