Nazlie Bala, këshilltare e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas akuzave të ish-drejtorit të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar, Rrahim Rama.
Ajo ka thënë se akuzat e Balajt janë shpifje dhe se gjatë javës do të deponojë padi ndaj tij. shkruan Reporteri.
“Ish drejtori i Agjencisë për Administrimin e pasurisë të konfiskuar dhe sekuestruar, z.Rrahim Rama, në një televizion paska bërë disa shpifje në drejtim timin si këshilltare e Ministres së Drejtësisë. Njëra nga këto ishte se në shtëpinë time paska qenë ndonjë laborator droge. Deri në fund të javës, do të deponoj padi për shpifje kundër të njëjtit”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë se, ish-drejtori i Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar, Rrahim Rama, i shkarkuar dy ditë më parë, gjatë ditës së djeshme ka deklaruar se familjarë të Nazlie Balës kanë laborator të drogës. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.