Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se beson që 1000 testet e dhuruara nga Serbia nuk e kanë rregulluar imazhin e shtetit serb.
Sipas tij, nëse do të refuzoheshin ato teste, Kosova do të akuzohej për sjellje iracionale dhe për shfrytëzim politik, shkruan Reporteri.net.
“Ato 1000 teste nuk duhet të përdoren politikisht. Unë mendoj që Serbia nuk e ka rregulluar imazhin me këto teste. Pra, ne nuk e diskriminojmë askënd dhe unë jam i bindur se sikur Kosova të refuzonte marrjen e këtij testeve, do të akuzohekj për sjellje iracionale dhe për shfrytëzim politik”, ka thënë Kurti.
Ndërkaq, ai ka shtuar se nëse Kosovë nuk do t’i pranonte ato teste, rrezikonte reagimin e serbëve të nxitur nga ndonjë strukturë serbe. Madje, ai këtë e quajti si lloj kurthi.
“Nëse Kosova nuk do t’I merrte këto teste, është e imagjinueshme se do të kishim ndonjë grup të serbëve nga ndonjë komunë, të nxitur nga ndonjë structure që nuk është e shtetit tonë, të ankohen që nuk po mund të testohen. Kollaj ka mundur të jetë ndonjë lloj kurthe, në të cilën ne nuk biem. Pra të mos e politizojmë”, ka shtuar Kurti./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.