Qeveria në detyrë të cilës i prin Albin Kurti po mban mbledhjen e 30-të në distancë në këto momente.
KALLXO.com merr vesh se në këtë mbledhje pritet të merren vendime dhe shkarkime të reja.
Në këtë mbledhje korosponduese pritet që të merren vendime për udhëheqësit e Autoritetit të Aviacionit Civil.
Në krye të këtij institucioni është Eset Berishai ish këshilltar i sh-ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj në Qeverinë e Ramush Haradinajt.
Në janar të këtij viti, në Berlin të Gjermanisë, Kosova dhe Seria arritën marrëveshje për “hapjen e korridorit ajror mes Kosovës dhe Serbisë”.
Mirëpo, drejtori i përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, Eset Berisha, nuk e kishte quajtur ‘Marrëveshje’, por “Letër interesi”. Korridorin ajror të hapur nuk do të mund ta shfrytëzojnë të gjitha kompanitë. Këtë korridor do ta shfrytëzojë vetëm kompania gjermane “Lufthansa’, thoshte Berisha, pasi që ajo ka qenë e vetmja që ka shprehur iniciativë për këtë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.