×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti merr urime nga kryeministrja e Bangladeshit

    Reporteri
    18 Maj 2021 | 20:37

    Kryeministri Albin Kurti ka pranuar letër urim nga kryeministrja e Bangladeshit, Sheikh Hasina.


    Sheikh Hasina është shprehur e bindur se marrëdhëniet midis Bangladeshit dhe Kosovës do të thellohen edhe më tej gjatë mandatit të kryeministrit Kurti dhe se pret që të punojë ngushtë me kryeministrin, për forcimin e lidhjeve dypalëshe për të mirën reciproke të dy popujve.

    Në letër urim, kryeministrja e Bangladeshit, Sheikh Hasina, i ka uruar popullit të Kosovës paqe, progres dhe prosperitet të vazhdueshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!