×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti vazhdon ta kritikojë Thaçin: NATO nuk ka nevojë për marrëveshje të fshehta, e pritëm me lule

    Reporteri
    27 Shkurt 2020 | 17:05

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më në fund ka reaguar lidhur me publikimin e letër-këmbimit në mes ish-kryeministrit Hashim Thaçi dhe ish-sekretarit të NATO-s Andres fogh Rasmussen, ku Thaçi garantonte që Forca e Sigurisë së Kosovës nuk do të shkonte në veri të vendit pa pajtimin e KFOR-it.


    Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook, Kurti ka bërë të ditur se sot e ka pritur në Kryeministri Gjeneralin Michele Risi, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Ai ka thënë se prania e NATO-s në Kosovë është e pazëvendësueshme gjersa rajoni është ende jostabil dhe përderisa përballemi me një shtet që ka pretendime territoriale ndaj nesh.

    Ai thotë se ka publikuar një letër e cila ishte mbajtur fshehtë nga publiku dhe për këtë gjë nuk ka marrë kritika, por për opinionin ligjor që ka bërë zyra e tij duke rekomanduar të shkarkojë Presidentin Thaçi.

    Kurti ka shtuar se jemi shoqëri e hapur që po ndërtojmë demokraci të qëndrueshme me punën e një qeverie progresive dhe se institucionet duhet të respektojnë dhe zbatojnë ligjet dhe Kushtetutën.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    https://www.facebook.com/albini2017/posts/814270632406156?__cft__[0]=AZWj1SHwyGbzOVevZg7JLiJVI7eIWUYQI5nMurELbc83BcBx0kBQwtVAujrsMeVtrmoMzbPuZJxmUuU0LopcsZN1Tbck_eAxxomdNiAHm1AusehKSNmKDK_KmQ7wNLIhnj7c1xnlmcnNKYikXdalP76EopeCNk2KL7MT2QNi2pgLsA&__tn__=%2CO%2CP-R

    /Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!