Kreu i VV-së që është edhe pretendent për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës ka bërë të ditur se shumë shpejt terminalet doganore që janë në pronësi private, do të kalojnë në pronësi të shtetit të Kosovës.
Nëpërmjet një statusi në Facebook ai ka paralajmëruar se ky transformim do të ndodhë edhe më shpejt sesa numrat e Z-mobile që u bartën tek Vala.
“Beteja ishte e gjatë, mirëpo mbrëmë në mesnatë, më në fund, 300 mijë numra të Z-Mobile kanë kaluar te Vala. Besoj që shumë më e shkurtër do të jetë beteja e kalimit të terminaleve doganore të privatizuara te shteti demokratik i Kosovës”, ka shkruar Kurti.
Siç dihet, në Kosovë, ndër ata që menaxhojnë terminale, përveç Devollëve janë edhe familja e liderit të LDK-së Isa Mustafa.
Në vitin 2016, ishte licencuar terminali i mallrave edhe kompania që drejtohet nga Arben Mustafa, djali i kryeministrit Isa Mustafa.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.