×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti: Sa më shpejt ta zgjedhim Vjosa Osmanin presidente, aq më mirë do të jetë

    Reporteri
    22 Mars 2021 | 20:45

    Albin Kurti, pasi u zgjodh për here të dytë kryeministër i vendit ka folur për pozitën e presidentit.


    Ai ka thënë se Vjosa Osmani duhet të jetë presidente e vendit.

    “Sa më shpejt ta zgjedhim Vjosa Osmanin aq më mirë do të jetë. Në seancën e radhës të bëhemi bashkë dhe pas zëvendësimit të deputetëve që u bën ministra të kalojmë te zgjedhja e presidentit. Jeta politike e znj.Osmani, dinjiteti që ka përfaqësuar te qytetarët dhe mbi 300 mijë votat e qytetarëve, e kanë paraqitur para pozitës e opozitës, para të gjithë deputetëve dhe neve qeverisë se Vjosa Osmani duhet të jetë presidente e re e Republikes së Kosovës”, ka thënë Kurti, shkruan Reporteri.net.

    Ai më tej ka thënë se sonte do ta marrë zyrtarisht pozitën e kryeministrit, pasi siç tha nuk ka kohë për të humbur.

    Kurti më tej tha se do të jetë bashkëpunues me opozitën për disa tema, e ku përmendi dialogun me Serbinë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!