Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, sot do të dorëzojë zyrtarisht detyrën e tij te kryeministri i ri Albin Kurti.
Kështu bëri të ditur vet Hoti në një konferencë që mbajti mbrëmë.
“Nesër (sot) do të dorëzojë detyrën sipas protokollit shtetëror. Kryeministrit të ri i kam përgatitur dosjen e plotë me informacionet për punët që janë në proces’, tha Kurti.
“Kryeministrit të ri do t’ia dorëzojë informatat e plota për procesin e integrimit europian, për nivelin e zbatimit të MSA’së, për programet IPA që i kemi zhvilluar, për diskutimet që i kemi bërë veç e veç me vendet e Bashkimit Europian në procesin e liberalizimit të vizave”, tha Hoti.
“Do t’i dorëzojë informatat e plota për procesin e dialogut, si është zhvilluar deri më tash, përgatitjet që janë bërë, ekspertët që kanë qenë të angazhuar, dakordimet e miqve tanë ndërkombëtar”, tha Hoti.
“Do t’i dorëzoj informatat për marrëveshjen e Uashingtonit”, shtoi Hoti.
‘LDK dhe unë nisim një rrugëtim tjetër. Roli jon në mbrojtje dhe zhvillim të shtetit tash do të jetë në opozitë në Kuvendin e Kosovës duke mbikëqyr punën e qeverisë”, tha Hoti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.