×
  • Lajme
  • Lajme

    “Albin Zajednica”, grafite në sheshet e Prishtinës

    Reporteri
    20 Mars 2023 | 15:37

    Albin Zajednica“, është mbishkrimi që disa aktivistë të PSD ka vendosur nëpër mure të objekteve publike dhe pllaka të sheshit të kryeqytetit.

    Kjo pasi, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pajtuar në fundjavë me marrëveshjen e Ohrit.

    Opozita në Kosovë akuzojnë Kurtin se me zotimin e Ohrit ”e ka pranuar Asociacionin”.

    Pushteti ka përdorur termin “vetëmenaxhim”, për të pretenduar se është përmirësuar pozicioni i dialogut rreth Asociaiconit.

    Por faktori ndërkombëtar vazhdon ta përmend Asociacionin si “obligim ligjor ndërkombëtar”, të Kosovës.

    Kurti e kishte kundërshtuar vazhdimisht atë gjatë kohës sa ishte në opozitë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!