Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se akoma nuk dihet se kur do të fillojë seanca për formimin e Qeverisë së re.
“Deri tani akoma nuk kemi konfirmim zyrtar kur do të fillojë seanca orën e saktë. Ne e kemi të qartë se i kemi votat e mjaftueshme për formimin e Qeverisë. Kjo ishte e qartë edhe në momentin kur u votua kryetari i Kuvendit të Kosovës”.
“Emrat e ministrave vetëm se i kemi, publik do t’i Albin Kurti, në fjalimin e tij në Kuvend”, ka thënë Haxhiu.
Ndryshe, seanca për votimin e Qeverisë Kurti 2 do të thirret sot, në ora 16:00.
Kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se shumë shpejt do t’ia dërgojë ftesën të parit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, për formimin e Qeverisë së re.
“Për gjithçka tjetër do të ju njoftoj me kohë sepse janë disa procedura teknike, nuk e përjashtojmë që pas disa orëve kjo do të ndodhë”, u shpreh Konjufca.
Paraprakisht, pritet mbledhja e Kryesisë së re e Kuvendit të Kosovës.