×
  • Lajme
  • Lajme

    Albulena Haxhiu: Pasuria e pajustifikueshme e zyrtarëve do të konfiskohet nga Gjykata

    Reporteri
    17 Maj 2021 | 17:37

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur para deputetëve për ligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.


    Ajo ka thënë se pasuria nuk do të konfiskohet nga një Agjencion, por nga gjykata.

    “Agjencioni nuk e konfiskon pasurinë e një zyrtari, por e konfiskon gjykata, nuk është e drejtë me japë informacione të gabuara”, tha ajo para ligjvënësëve, shkruan Reporteri.net.

    Ministrja Haxhiu më tej tha se do të jetë edhe e drejta e ankesës, kundër vendimit të gjykatës.

    Ajo tha ka ardhë koha e fundit që secili zyrtarë të japë llogari për pasurinë e pajustifikueshme në kurriz të qytetarëve. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!