Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka folur për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri të shtetit.
Ajo theksoi se ata që nuk janë për këtë pozicion, të mos ia mësyjnë fare këtij posti.
“Do u bëja ftesë edhe atyre që e dinë që nuk janë për këtë pozicion, të mos ia mësyejnë fare, sepse nuk është çështja është vetëm shqetësim i imi, është kogja problem për qytetarët e Republikës së Kosovës një person që nuk ka as integritet moral e as institucional”, tha Haxhiu, shtoi Haxhiu për RTV 21, përcjell Reporteri.net.
Haxhiu foli edhe për pjesën e Vettingut, duke thënë se nuk do të heqin dorë.
Ajo ka thënë se MD-ja gjatë këtij muaji do të procedojë në Kuvend ndryshimet e pakos ligjore të sistemit prokurorial, ndryshime këto që rrjedhin nga Strategjia për Sundimin e Ligjit 2021–2026 dhe që kanë marrë dritën e gjelbër edhe nga Komisioni i Venecias, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Është reforma më e thellë në është nevojë urgjente, është domosdoshmëri që të punojmë në këtë drejtim. Natyrisht jam shumë e interesuar që shqëtësimet t’i adresojë qoftë me zyrën e BE-së apo edhe me përfaqësues të tjerë të Bashkimit Evropian.
“Jam shumë e interesuar që të komunikojmë me ekspertë më të mirë që ata vendosin. Jemi shumë të hapur për bashkëpunim”, tha Haxhiu. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.