×
  • Lajme
  • Lajme

    Albulena Haxhiu: Qeveria Kurti II është e pashmangshme, hilet e pengesat vetëm se na rrisin

    Reporteri
    07 Janar 2021 | 11:56

    Anëtarja e Kryesisë së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka thënë se më 14 shkurt do të konfirmohet fitorja e VV-së.


    Haxhiu referuar aktgjykimit të plotë të Kushtetueses ka shkruar se hilet dhe pengesat vetëm sa e rrisin fitoren e tyre, shkruan Reporteri.net.

    Sipas saj mbështetja e qytetarëve për VV-në është dyfishuar.

    “Më 14 shkurt, fitorja e madhe e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Qeveria Kurti II janë të pashmangshme. Hilet e pengesat e mundshme vetëm sa na rrisin. Historia na ka dëshmuar kështu! Mbështetja e qytetarëve për Lëvizjen VETËVENDOSJE! është dyfishuar, ndër të tjera, sepse iu vu kleçka Qeverisë Kurti I, dhe atë në momentet më kritike për qytetarët. Kujtimi është shumë i freskët. Qytetatët e kanë ndarë mendjen. Në Llap na e ka dëshmuar. Detyra jonë tash është që ta shpaguajmë këtë besim me punë, nder e besnikëri”, ka shkruar Haxhiu.

    Ndryshe, dje Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin e plotë lidhur me votimin e Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Avdullah Hoti.

    E po ky vendim, zyrtarizon edhe çështjen më të diskutuar, ku ndalohet kandidimi i të dënuarve. Kështu, edhe Albin Kurti nuk mund të garojë në zgjedhje në listën e deputetëve, për shkak se është i dënuar. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!