Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se ka marrë shqetësimin e shumë qytetarëve, miqve e familjarëve.
Ajo thotë se me mesazhe e telefonata, ata janë shqetësuar për ndonjë manipulim potencial pas kërkesës për rinumërim të votave, shkruan Reporteri.net
“Që nga mëngjesi, kam pasur shumë mesazhe dhe telefonata nga qytetarë, miq e familjarë. Janë të shqetësuar lidhur me ndonjë tendencë për manipulim votash pas kërkesës për rinumrim”, ka thënë Haxhiu.
Ndërkaq, ajo iu është përgjigjur në po të njëjtin reagim, duke thënë se VV-ja ka gardianë që “do ta mbrojnë vullnetin e qytetarëve”.
“Qëndroni të qetë, mos u shqetësoni. Ne kemi personat përgjegjës që janë gardianët e vullnetit të qytetarëve. Padyshim subjektet që nuk kanë marrë mbështetjen nga qytetarët, tentojnë të gjejnë shpëtim nga rinumrimi. Qytetarët kanë folur me 6 tetor. Vullneti i tyre do të jetësohet”, ka shtuar ajo.
Sidoqoftë, tri partitë që dolën nën Lëvizjen Vetëvendosje, kanë dërguar ankesat për numërim të votave, pasi dyshojnë që ka pasur manipulime./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.