×
  • Lajme
  • Lajme

    Aliu: Qeveritë e kaluara e kanë shkatërruar vendin sepse kanë ndërtuar shumë pa leje

    Reporteri
    17 Maj 2021 | 16:30

    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka folur rreth ndërtimit të rrugës Drenas-Skenderaj, ku ka kritikuar pararendësit e tij për keqmenaxhim të këtij projektit.


    Aliu tha se Qeveria i ka borxh 180 milionë euro për shkak të shpronësimeve, gjersa shtoi se gjithçka është bërë ad-hoc nga ish-qeveritë.

    Mes tjerash, ai deklaroi se rruga do të vazhdojë dhe do të vazhdojnë shpronësimet aty ku kanë mbetur.

    “Në politikat e infrastrukturës nuk mundemi me gjet një vend më të pazhvilluar se Kosova dhe një ndër turpet është edhe rruga Drenas-Skenderaj sepse gjithçka është bërë pa plan, ad-hoc. Sot qeveria i ka borxh 180 milionë euro për shkak të shpronësimeve, kjo është një ndër pasqyrat më të mëdha të qeverive që kanë qenë deri tash, ajo rrugë  do të vazhdojë dhe do të bëhen shpronësimet aty ku kanë mbetur tash. Qeveria e ka shkatërruar vendin sepse ka ndërtuar shume pa leje, nuk e kemi ndal buxhetin aspak”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!