×
  • Lajme
  • Lajme

    Alma Lama: Në vitin 2015 AKI më tha se fundamentalistët islamik donin të na likuidonin mua dhe Visar Duriqin

    Reporteri
    25 Shkurt 2021 | 16:54

    Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alma Lama, ka reaguar për rastin e rrahjes brutale të gazetarit kosovar, Visar Duriqi. Ajo ka treguar se Agjencia e Kosovës për Intelegjencë në vitin 2015 e paralajmëroi se fundamentalistët islamik dëshironin t’i likuidonin atë dhe dy persona të tjerë, shkruan Reporteri.net.


    Një prej dy personave për të cilët ka paralajmëruar AKI se janë në rrezik, Lama thotë se ka qenë edhe Visar Duriqi.

    Ajo tregon se pas marrjes së informatës nga AKI e kishte takuar Duriqin dhe i kishte treguar për të.

    “Ne vitin 2015, u paralajmërova nga ish-shefi i AKI-se se jeta ime dhe e dy personave te tjerë ishte ne rrezik nga fundamentalistet islamike, qe ishin persona qe donin te na likuidonin, qe ishin blere armët etj etj.

    Njeri prej tyre qe rrezikohej ishte Visar Duriqi, gazetari qe ka ka bere investigime te thella për këtë teme.

    Unë isha ne muajin e tete te shtatzënisë, kur AKI me njoftoi për rrezikun. Kuptohet se u trondita jashtë mase.

    Pas dhjetëra mijëra kërcënimeve qe kisha marre prej vitit 2013, ky ishte paralajmërimi me serioz dhe i frikshëm. Mu desh pothuaj te izolohem e te lëviz vetëm e shoqëruar, për një kohe te gjate.

    Pasi mora paralajmërimin nga AKI, u takova me Visarin për te ndare informacionin dhe konsultuar mbi këtë paralajmërim kaq te rende. Ai si gazetar i guximshëm, i hyri edhe një here punës investigative ndaj personave qe dyshoheshin se rrezikonin jetën tone. Po kështu ndoqi rrugët institucionale për te kërkuar hetimin e personave ne fjale”, ka shkruar Lama.

    Ajo thotë se kurr nuk kishin marrë përgjigje edhe pse kishin ndjekur rrugët ligjore ndaj personave të cilët AKI i kishte cilësuar si të rrezikshëm.

    “Kurrë nuk kemi marre përgjigje rreth kësaj çështje.

    Ndërsa mbrëmë Visari është sulmuar brutalisht, por për fat te mire nuk është vrare.

    Autoret nuk dihen, por kjo ngjarje ka për qellim frikësimin dhe goditjen e lirisë se fjalës”, ka përfunduar Lama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!