×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Ambasada amerikane: Kosova, në mesin e vendeve që do të përfitojnë vaksina nga SHBA-ja

    Reporteri
    22 Qershor 2021 | 10:32

    Ambasada amerikane në Prishtinë ka konfirmuar lajmin e shpërndarjes së vaksinave antiCOVID nga Shtëpia e Bardhë, e ku përfshihet edhe Kosova.


    Nga 55 milionë doza, 41 milionë do të shpërndahen përmes programit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

    “Dje, Shtëpia e bardhë shpalli listën e shpërndarjes…. afërsisht 14 milionë ose 25% do të ndahen me prioritet rajonal, përfshirë Kosovën”, thuhet në postimin e Ambasadës amerikane në Facebook.

    Ndryshe, një ditë më parë Shtëpia e Bardhë paraqiti të hënën planin e saj për shpërndarjen e 55 milionë dozave të vaksinave kundër sëmundjes COVID-19. Në mesin e vendeve përfituese gjenden edhe Kosova dhe Bosnje e Hercegovina.

    Sipas Shtëpisë së Bardhë, rreth 14 milionë do të shkojnë në Amerikën Latine dhe Karaibe, 16 milionë në Azi dhe 10 milionë në Afrikë.

    Pjesa e mbetur do të shpërndahet në bazë të “përparësive rajonale” në vende si Kolumbia, Argjentina, Irani, Ukraina, Bregu Perëndimor dhe Gaza.

    Kosova dhe Bosnje e Hercegovina po ashtu do t’i marrin vaksinat nga shpërndarja e drejtpërdrejtë.

    Nuk është e qartë se sa vaksina do të përfitojnë këto dy vende dhe kur do të arrijnë ato.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!