×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada Amerikane mirëpret caktimin e seancave për veteranët mashtrues, e zhgënjyer me rastin “Toka”

    Reporteri
    01 Nëntor 2019 | 14:27

    Në një postim në Facebook ambasada e SHBA-ve në Prishtinë ka shkruar se i vjen mirë që janë caktuar seancat për këtë rast e që sipas Ambasadës është një hap para për drejtësinë e Kosovës.


    “Është mirë që janë caktuar tri seancat gjyqësore për rastin e veteranëve. Kjo është një hap përpara për drejtësinë e Kosovës. Qytetarët meritojnë një gjyqësor të mirëfilltë”, thuhet në postimin e ambasadës.

    Në anën tjetër Abasada e Amerikës në Kosovë, ka shprehur pakënaqësinë lidhur me veprimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë në trajtimin e rastit të njohur si “Toka” ku bëhet fjalë për ish deputetin e PDK-së, Azem Syla.

    “Të zhgënjyer me performancë e dobët të gjykatës që bëri që të pandehurit e rastit “Toka” të cilët janë nën kujdestari të shtetit të mos paraqiten në gjykatë”, thuhet në postimin e ambasadës.

    “Respektimi i rendit dhe ligjit nënkupton respektim procedurash”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!