×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada e Francës në Kosovë shpërndan postimin e Macron: Nuk do të heqim dorë nga karikaturat edhe kur të tjerët tërhiqen

    Reporteri
    23 Tetor 2020 | 12:14

    Presidenti francez, Emanuel Macron ka reaguar edhe një herë për rastin e mësuesit, Samuel Paty i cili u vra pasi u tregoi karikaturat e Profetit Muhamed nxënësve të tij.


    Macron tha se Samuel Paty është bërë “fytyra e Republikës, e dëshirës për të shkatërruar terroristët, për t’i mposhtur Islamistët, për të jetuar si një komunitet i qytetarëve të lirë në Francë”.

    Tutje Macron në reagimin e tij shkruan se ata nuk do të ndalen dhe nuk do të heqin dorë nga karikaturat e vizatimet edhe nëse të tjerët tërhiqen, transmeton Reporteri.

    “Ne do të mbrojmë lirinë që ju e mësuat aq mirë dhe do ta mbajmë lart laicitetin.
    Ne nuk do të heqim dorë nga karikaturat, vizatimet, edhe nëse të tjerët tërhiqen.
    Do të vazhdojmë profesor.
    Së bashku me të gjithë mësuesit dhe profesorët në Francë, ne do të mësojmë Historinë, lavditë dhe peripecitë e saj. Ne do të prezantojmë letërsinë, muzikën, të gjitha veprat e shpirtit”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Macron.

    Ky shkrim i presidentit francez është shpërndarë edhe në faqen zyrtare në Facebook të Ambasadës së Francës në Kosovë.

    https://www.facebook.com/FranceauKosovo/posts/3462939190416536?__xts__%5B0%5D=68.ARCVLuNn1CrGYxd6rOTqNHGj2QNpQjLMpsGQvC9Zj1tKeAnW1v-1RMQZCE_lJWOWmiQ5RXHr6j7K8kbIqwLPDXea3A1xlY2v1ePMBxL78Mx9rGPpfjm1smyU_N1kxR0gheUL7AsBszoZX8hpPtr7Bxp54nEynzmbERBPeObArDHtM6PPW0Cuz08Mb2wYjwxjIDkidwPQBvsPttxgeuDVEn065eULjWP3xnYl4FqFIrm1sJSkILPsOWVG3rl5qSrN4r6gPNKJiG0VJg94lhCB1Jz4gmct7Vbl840lkPfyQuvIB77JcgxsBbwBAYRxXWCD93P6okl1xOfNf4PKInw0zA&__tn__=-R

    Reagimet në komente kanë qenë të shumta nga qytetarët e Kosovës.

    Kujtojmë se reagime të shumta në vend lidhur me këtë ngjarje ka pasur pasi ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi shpërndau një shkrim nga gazeta franceze  “Le Figaro” ku shfaqeshin karikaturat e profetit Muhamed.

    Vetë Gashi në një reagim lidhur me këtë ngjarje tha se i vjen keq dhe se qëllimi i tij nuk ka qenë të fyejë askënd. /Reporteri.net

    https://www.facebook.com/qendrim.r.gashi.5/posts/3694118513988957

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!