Ambasadori amerikan, Philip Kosnett ka shkuar në Kuvend të Kosovës në ditën kur po pritet të votohet legjislatura e re.
Në Kuvend tashmë ka arritur edhe kreu i VV-së, Albin Kurti, ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Ndryshe, Kuvendi i Kosovës sot me fillim në orën 10:00, do mbajë seancën konstituive të legjislaturës së tetë.
Në krye të këtij institucioni pritet të emërohet Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje.
Përveç konstituimit të Kuvendit, sot pritet të votohet edhe Qeveria Kurti 2. /Reporteri.net