×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori britanik përgëzon KQZ-në për zgjedhjet, i brengosur për kërcënimet në komunat me shumicë serbe

    Reporteri
    08 Tetor 2019 | 16:20

    Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, në një postim në Facebook ka përgëzuar KQZ-në për organizimin e zgjedhjeve, por është shprehur i brengosur me kërcënimet që kanë ndodhur në komunat me shumicë serbe.


    Ai ka thënë se Kosova ka votuar për ndryshim dhe tash pret formimin e një qeverie të re dhe stabile që mund të merret me çështje të rëndësishme.

    Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të ambasadori britanik:

    “Kosova ka mbajtur të dielen zgjedhje parlamentare të qeta dhe të organizuara mirë. Kjo tregon se demokracia në Kosovë është duke u rritur.

    Unë përgëzoj dedikimin dhe profesionalizmin e Këshillit Qendror të Zgjedhjeve, të cilin e kanë vërejtur edhe vëzhguesit e Ambasadës Britanike kudo në vend. Ishte shumë mirë të shihje rezultatet paraprake të publikoheshin me aq shpejtësi në ueb faqen e KQZ-së, që bëri procesin të jetë edhe më transparent.

    E mirëpres deklaratën e sotme të Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian, dhe ndaj mendimin se zgjedhjet kanë qenë të administruara mirë. Por jam i brengosur me kërcënimet gjatë fushatës në disa pjesë të Kosovës të banuara me popullatë serbe.

    Rezultatet janë të qarta. Kosova ka votuar për ndryshim, dhe tash pret formimin e një qeverie të re dhe stabile, që do të mund të merret me çështjet e rëndësishme me të cilat është duke u ballafaquar vendi. Unë mezi pres bashkëpunimin me qeverinë e re”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!