Ambasadori britanik në Kosovë, Nicolas Abbott, ka përgëzuar Komisionin Qendror të zgjedhjeve për organizimin e bërë.
Ai thotë se mbetet i brengosur me kërcënimet gjatë fushatës në disa pjesë të Kosovës të banuara me popullatë serbe, shkruan Reporteri.net.
Ambasadori britanik shton se rezultatet janë të qarta dhe se Kosova ka votuar për ndryshim, dhe tash pret formimin e një qeverie të re dhe stabile, me të cilën thotë mezi pret të bashkëpunoi.
Postimi i tij:
Kosova ka mbajtur të dielën zgjedhje parlamentare të qeta dhe të organizuara mirë. Kjo tregon se demokracia në Kosovë është duke u rritur.
Une përgëzoj dedikimin dhe profesionalizmin e Këshillit Qendror të Zgjedhjeve, të cilin e kanë vërejtur edhe vëzhguesit e Ambasadës Britanike kudo në vend. Ishte shumë mirë të shihje rezultatet paraprake të publikoheshin me aq shpejtësi në ueb faqen e KQZ-së, që bëri procesin të jetë edhe më transparent.
E mirëpres deklaratën e sotme të Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian, dhe ndaj mendimin se zgjedhjet kanë qenë të administruara mirë. Por jam i brengosur me kërcënimet gjatë fushatës në disa pjesë të Kosovës të banuara me popullatë serbe.
Rezultatet janë të qarta. Kosova ka votuar për ndryshim, dhe tash pret formimin e një qeverie të re dhe stabile, që do të mund të merret me çështjet e rëndësishme me të cilat është duke u ballafaquar vendi. Unë mezi pres bashkëpunimin me qeverinë e re.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.