×
  • Lajme
  • Lajme / Zhvillimet e fundit

    Ambasadori britanik takon Krasniqin e Hamzën, flasin për planet e zgjedhjeve

    Reporteri
    02 Shtator 2024 | 15:28

    Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Gargreaves, ka takuar sot kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dhe kandidatin e kësaj partie për kryeministër, Bedri Hamza.

    Përmes një postimi në Facebook, ambasadori briatnik ka bërë të ditur se gjatë takimit kanë diskutuar për zhvillimet e fundit dhe planet për zgjedhjet parlamentare, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    “Sot u takova me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës – Memli Krasniqin dhe kandidatin për kryeministër Bedri Hamza për t’i diskutuar ngjarjet e fundit, planet për zgjedhje dhe forcimin e rolit të gruas në politikë”, thuhet në postimin e Hargreaves.

    Ambasadori britanik një ditë më parë ka deklaruar se paqja dhe stabilitei në rajon nuk mund të arrihet pa u zbatuar në tërësi Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!