×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori gjerman i impresionuar: S’mund ta ndalësh Kosovën, thjesht të mrekullueshëm

    Reporteri
    15 Tetor 2019 | 8:54

    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt ka rezervuar fjalët më të mira për paraqitjen e Kosovës kundër Malit të Zi.


    “Dardanët” fituan 2-0 me golat e Amir Rrahmanit dhe Vedat Muriqit. Heldt ka mbetur i impresionuar me lojën e Kosovës.

    “Oooops, ata fituan përsëri. Kosova kundër Malit të Zi në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020. Nuk mund t’i ndalësh ata, thjesht të mrekullueshëm. Shpresoj që ekipi të vazhdoj kështu, sepse e meritojnë. I lumtur që pash përfaqësues të lartë të Federatës së Futbollit të Gjermanisë në stadium, ata e dinë çka është kualiteti” shkruan Heldt në Twitter.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!