Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Reiner Rudolph, ka deklaruar se vendit do t’i bënte mirë që institucionet e reja të funksionalizohen sa më shpejt.
Rudolph tha se shpreson që Kosova të mos hyjë në një tjetër periudhë pasigurie politike.
“Unë mendoj se ajo që nevojitet tani është një sinjal nga Kosova se kush do t’i formojë institucionet e Kosovës për katër vitet e ardhshme. E di që diskutimet dhe procesi janë në vazhdim, por vërtet mendoj se do të ishte mirë që t’i kishim institucionet shumë shpejt dhe të mos hyjmë në një raund tjetër të pasigurt”, deklaroi ambasadori gjerman në Klan Kosova.
Ai ka folur edhe për procesin e integrimit evropian të Kosovës dhe arsyet pse vendi ende nuk ka marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Rudolph ka thënë se përparimi i Kosovës drejt BE-së kërkon institucione stabile dhe me mandat të plotë, të cilat mund të punojnë në zbatimin e agjendës evropiane.
Sipas tij, situata aktuale politike në Kosovë dhe mungesa e vazhdimësisë institucionale kanë ndikuar në mënyrën se si vendi shihet nga partnerët evropianë.
Është një sinjal për bashkëpunimin tonë në mënyrë bilaterale dhe bashkë me Bashkimin Evropian. Dëshironi të dërgoni sinjal se ka institucione stabile për të punuar në këtë agjendë dhe në këtë drejtim është vendim kombëtar natyrisht me implikime për të formuar se çfarë mund të arrijë Kosova në marrëdhëniet e saj me BE-në dhe çfarë sinjale Kosova i ka dërguar aleatëve në këtë pjesë në të gjithë këtë bllokadë politike”, ka deklaruar Rudolph.