×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori i Turqisë shtron iftar, bën bashkë përfaqësues të shumtë shtetërorë

    Reporteri
    29 Maj 2019 | 23:29

    Përfaqësues të shumtë shtetërorë janë mbledhur të mërkurën mbrëma në një iftar të përbashkët.


    Ambasadori i Turqisë në Kosovë Çağrı Sakar ka shtruar iftar për përfaqësues të qeverisë së Kosovës, të Parlamentit të Kosovës, Ambasadorin e ShBA-ve, Philip Kosnett, Myftiun e Kosovës Naim Tërnava e shumë të tjerë personalitete që u bën bashkë sonte për të shënuar një prej netëve të muajit të shenjtë të Ramazanit.

    I pranishëm në këtë iftar ishte edhe ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj i cili tha se diversiteti dhe bashkëjetesë ndërmjet besimeve fetare janë vlera më e çmuar të cilën e ka kultivuar me shekuj populli shqiptarë.

    Postimi i plotë:

    Diversiteti dhe bashkëjetesa ndërmjet besimeve fetare janë vlera më e çmuar të cilën e ka kultivuar me shekuj populli ynë shqiptarë.

    Së bashku me përfaqësues të qeverisë së Kosovës dhe në prani të Ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, Myftiut të Kosovës, Naim Ternava morem pjesë në Iftarin e organizuar nga Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar dhe organizata TIKA.

    Ambasadori amerikan në Kosovë shtron iftar

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!