×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori italian: Italia po ndërmerr masa për ta ndihmuar Kosovën për luftimin e Covid-19

    Reporteri
    14 Maj 2020 | 19:16

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka informuar ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, për masat që Kosova ka marrë për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit në Kosovë.


    Përmes një njoftimi për media bëhet e ditur se Orlando ka thënë se Italia po ndërmerr masa për ta ndihmuar Kosovën lidhur me menaxhimin e situatës me koronavirus.

    Ai ka bërë thirrje që qytetarët të vazhdojnë respektimin e masave të Qeverisë, njëjtë si udhëzime e ekspertëve shëndetësorë.

    Orlando tutje ka shtuar se institucionet përgjegjëse kanë bërë punë të mirë në menaxhimin e situatës.

    Në anën tjetër Kurti, e ka njoftuar Orlandon rreth hartimit të një fushate vetëdijësuese për COVID-19.

    “Informimi rreth përhapjes, formave të parandalimit të përhapjes, dhe pasojave të virusit nuk është asnjëherë i mjaftueshëm. Tutje, Kryeministri në detyrë gjithashtu foli edhe për kujdesin që Qeveria ka treguar ndaj shëndetit të ekonomisë, përpos atij publik. Pas hartimit dhe zbatimit të Pakos Emergjente Fiskale, Qeveria e Republikës së Kosovës ka filluar diskutimin gjithpërfshirës për hartimin e pakos së dytë, atë të rimëkëmbjes se ekonomisë”, thuhet në njoftim.

    Kurti ka thënë se vëmendja dhe përgjegjësia e të gjithëve duhet të jetë e lartë në ndalimin e shpërndarjes së koronavirusit.

    “Fakti se kemi bërë menaxhim të mirë deri sot dhe kemi shënuar fitore në beteja nuk duhet të na shpërqendrojë nga objektivi për të fituar luftën kundër virusit. Vëmendja duhet të vazhdojë të jetë e lartë aq sa edhe përgjegjësia e të gjithëve për aq kohë sa virusi është në mesin tonë”, ka thënë Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!