×
  • Lajme
  • Lajme

    Amnesty International përmend rastin e gjuajtjes me armë të veturës së Shkumbin Kajtazit në raportin vjetor

    Reporteri
    08 Prill 2021 | 22:45

    Të mërkurën Amnesty International, organizata e famshme për të drejtat e njeriut, ka publikuar raportin e saj për vitin 2020/2021. Në raportin në të cilin flitet për gjendjen e të drejtave të njeriut nëpër botë, është përmendur edhe rasti i gjuajtjes me plumba të veturës së gazetarit Shkumbin Kajtazi.


    Rasti i sulmit me plumba të veturës së gazetarit të Gazetës Online “Reporteri.net” ka gjetur vend në raportin voluminoz të Amnesty International që përmend të gjitha ngjarjet e rastet më të rëndësishme të evidentuara nëpër botë rreth të drejtave të njeriut, lirisë së shprehjes, dhunës ndaj grave, minoriteteve etj.

    Në këtë raport thuhet se “në tetor, vetura e gazetarit Shkumbin Kajtazi u dëmtua nga të shtëna armësh jashtë shtëpisë së tij në Mitrovicë”.

    Kujtojmë që vetura e gazetarit të Reporteri.net ishte sulmuar në tetor të 2020, për të cilin rast prokuroria ka inicuar rast për veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

    Gjuajtja me armë zjarri drejt veturës së Kajtazit ndodhi më 17 tetor rreth mesnatës në një rrugë në qendër të qytetit të Mitrovicës.

    Ky sulm ishte i dyti ndaj Kajtazit pasi kohë më parë atij i ishte djegur vetura.

    Amnesty International në raport ka përmendur edhe rastin edhe rastin e padisë për shpifje ndaj gazetares Jeta Xharra nga ana e ish-ministres për Integrime, Dhurata Hoxha, dhe gjuhën e ashpër të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj kur i pati quajtur gazetarët “mercenar”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!