Studiot televizive me debate politike janë bërë aktivitet interesant në këto ditë pandemie. Gara për më shumë shikime online dhe llafet nëpër rrjete sociale se cili analist po mban anë në këtë apo atë parti, janë ngjarje që na përcjellin çdo natë, shkruan Reporteri.
Sonte, kryeministrin në detyrë, Albin Kurti ishte i ftuar në Debat Plus në Dukagjin. Shikueshmëria shkoi deri në rreth 110 mijë. Pra një rekord i ri, nga ai 72 mijë në një televizion tjetër, shkruan Reporteri.
Përballë tij ishin analistet Imer Mushkolaj, Fidan Rama dhe Armend Muja.
Publiku që komentonte në Facebook, mbeti paksa i befasuar me analistin, Armend Muja.
Ani pse ai komentohej tash e sa muaj që mbështetë VV-në dhe Albin Kurtin, njerëzit kanë pritur që ai megjithatë ta sfidoi Kryeministrin. Nga batutat nëpër rrjete sociale, duket se nuk iu ka dalë ashtu dhe duket poashtu se më shumë iu kanë bërë përshtypje pyetjet e analistit Muja se ajo se çfarë thoshte Kurti./Reporteri