Pas afro pesë vitesh, Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, më në fund e pa Kosovën dhe serbët që jetojnë atje, shkruan gazeta kroate “Slobodna Dalamacija”, përcjell gazeta online “Reporteri.net”.
Në mënyrë që ta përgatisë atë për rolin e sërishëm të kryeministres, Aleksandër Vuçiç dërgoi përfaqësuesen e tij, në vend të vetes, në një udhëtim ritualistik tuprërues në Kosovë. Dhe kjo menjëherë pasi Kosovën de facto e njohu përmes pranimit të dokumentave, shkruan më tej gazeta kroate.
“Debati për kalim të papenguar të serbëve përmes Kosovës dhe kosovarëve përmes Serbisë, bazuar në dokumenta zyrtare të dy shteteve nuk është bërë ende plotësisht e jetësishme, prandaj përfaqësuesja Bërnabiç u desh të vendos ‘stikera’ në targat e veturave zyrtare. Prandaj, kështu hendeku është i madh mes realitetit dhe Kushtetutës së Serbisë, përmes të cilës thuhet se Kosova është pjesë integrale e Serbisë, dhe ajo që Bërnabiç tha se në Kosovë u ndje si në shtëpi të saj”.
“Me që ra fjala, ajo e kishte zyrtarisht të ndaluar të hynte në Kosovë me vite për shkak të deklaratës ku shqiptarët i quajti ‘njerëz të dalë nga mali’. Pse Vuçiç vendosi ta dërgonte Bërnabiçin në pelegrinazh në Kosovë mu tani? Në njërën anë, për ta përmirësuar imazhin e saj para ri-inaugurimit në pozitën e kryeministres, në mënyrë që opozita të mos i bie në qafë se nuk ka qenë asnjëherë në Kosovë. Në anën tjetër, për shkak se presidenti serb është qartazi duke përgatitur Bërnabiçin për të gëlltitur ‘bretkosën e madhe Kosovë”.
Vuçiçologët në Beograd janë të bindur se pronari i Serbisë do të flijojë Bërnabipçin në procesin e normalizimit të pashmangshëm të marrëdhënieve Beoograd-Prishtinë, shkruan Slobodna Dalmacija.
Më tej thuhet se “dokumentet kyçe të asaj marrëveshje definitivisht do të nënshkruhen nga kryeministrja.
Prandaj “Aleksandri i Pagabueshëm” do të shmang përgjegjësinë historike dhe brendin e tradhëtarit, si Vuk Brankoviçi i ri.
Në këtë kontekst, nuk është për ta neglizhuar se Vuçiç i dha vetëm gjysmë mandati Bërnabiçit deri më 2024. Lexo: Deri atëherë ajo do të jetë politikisht e shpenzuar dhe mall për t’u hedhur poshtë, gati për të rënkuar në histori, shkruan SD.
Është krejtësisht e qartë për Vuçiçin se pa normalizim të marrëdhënieve me Kosovës ai nuk ka jetë, sepse dyert evropiane do të jenë të mbyllura për të përgjithmonë dhe duke e ngjyrë veten me Putinin, i cili po ashtu po e çon vendin e tij drejt rrënojës së sigurt. Dhe, deri më tani, ai kreu këso ofendimesh patriotike rreht Kosovës dhe tjerëve, si ndaj Boris Tadiç, thotë më tej Slobodna Dalmacija.