×
  • Lajme
  • Lajme

    Anëtari i Kryesisë së PDK’së: Ministrja Gërvalla para se të flas për rritjen e pagës minimale, le te flas për të arriturat e ministrisë së saj

    Reporteri
    28 Gusht 2024 | 19:52

    Anëtari i Kryesisë së PDK’së, Petrit Hajdari, ka reaguar pas deklaratës së Kryediplomates Donika Gërvalla, e cila tha sot se vendimi për rritjen e pagës minimale në 350 euro vjen “si rezultat i qeverisjes me duar të pastra dhe faqe të bardhë”.

    Hajdari ka thënë se Gërvalla do të duhej të fliste për të arriturat e ministrisë që udhëheq, ndonëse thotë se s’ka për çka flet.

    “Me çka me u mburrë e shkreta? Me huqjet e emrave të shteteve? Me skandalet diplomatike? Me dosjet e Gjykatës Speciale? Shyqyr që po shkon, Donikë! E shyqyr që qytetari s’të le me u kthy ma kurrë!”, ka shkruar Hajdari.

    Sot në mbledhjen e qeverisë është marrë vendimi që paga minimale të jetë 350 euro bruto.

    Ministria i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se një vendim i tillë do të hyjë në fuqi nga muaji tetor, pasi duan t’i japin kohë kompanieve dhe organizatave të ndryshme./Reporteri.net

    Paga minimale 350 euro, Gërvalla thotë se kjo vjen si rezultat i qeverisjes me duar të pastra dhe faqe të bardhë

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!