Rezultati për Komunën e Dragashit u përmbys pas numërimit të votave të Diasporës.
Bexhet Xheladinii LDK-së ia mori fitoren nga dora Shaban Shabanit të PDK-së
Lidhur me këtë PDK është ankuar në PZAP dhe ka parlajmëruar se cështjen do ta dërgojë deri në Gjykatën Supreme.
Këtë anëtari i LDK-së, Anton Berisha po e sheh më shumë si nevojë të PDK-së që ta kontestojë fitoren e LDK-së se sa betejë për komunën.
“Beteja për Dragashin nuk ka të bëje aq shumë me marrjen e kësaj komune pothuajse rurale në periferinë jugore të Kosovës, sa ka të bëjë me nevojën që PDK të kontestojë fitoren e LDK-së në zgjedhjet vendore.”, ka shkruar Berisha.
Sipas tij fitorja në votë popullore në rang vendi, fitorja në kryeqytet si dhe bashkëfitorja me PDK-në, në numrin e komunave, është një rezultat praktik por edhe simbolikë që i jep përparësi LDK-së, në garën e ardhshme politike që pritet të zhvillohet ndërmjet këtyre dy partive.
Ky është postimi i plotë i Berishës:
Beteja per Dragashin nuk ka te beje aq shume me marrjen e kesaj komune pothuajse rurale ne periferine jugore te Kosoves, sa ka te beje me nevojen qe PDK te kontestoj fitoren e LDK-së ne zgjedhjet vendore.
Fitorja ne vote popullore ne rang vendi, fitorja ne kryeqytet si dhe bashkëfitorja me PDK-ne, ne numrin e komunave, eshte nje rezultat praktik por edhe simbolike qe i jep perparesi LDK-se, ne garen e ardhshme politike qe pritet te zhvillohet ndermjet ketyre dy partive.
Tash, qe entuziazmi i iluzionit se Albin Kurti do t’i zgjidhe te gjitha çeshtjet e brendshme dhe te jashtme te grumbulluara ne vite, eshte ne renie e siper, ngase popullata me racionalitet ka gjykuar se Kurti nuk ka as kompetence personale, as strukture politike te qendrueshme e as ekipë profesionale per ta qeverisur shtetin, e çka eshte me e keqja as vullnet per t’i ndryshuar gjerat per te mire, VV-ja do te zbrese ne kuoten reale te asaj pjese te popullates qe mendon se permes fjaleve pa vepra te mbetet faktor politik e qeverises, e qe ne mendimin tim do jete partia e trete me tendence te vazhdueshme te renies.
AAK qe ka fituar dy komuna fale kandidateve dhe tri komuna ne kombinim te kandidateve dhe struktures politike, veshtire se mund te ndryshoj kete ritem.
Ne kete menyre, beteja e madhe politike do te zhvillohet ndermjet LDK-se dhe PDK-se, ngase votuesi kosovar ka arritur pjekurine e te kuptuarit te qendrueshmerise politike, pjekurise dhe seriozitetit te situates se pozites se Kosoves ne rajon dhe me gjere.
Tash, qe ne menyre evidente, keta qytetare, kane prekur ndryshimin permes votes se tyre, dhe kane provuar se ndryshimi i arritur, i votuar si opsion me i mire, doli te jete ndryshim ne te keq, dhe kur LDK dhe PDK nga ky ndryshim kane mesuar se me nuk mund te qeverisin me qasje parciale dhe me institucione politike e qeveresise te ekstraktuara, si modele tipike te vendeve te deshtuara, nje kontrate e re e pritshme me qytetaret, padyshim se do te jete me kualitative dhe me serioze.
Keto zgjedhje vendore, treguan, se qytetari respekton rolin e kufizuar te liderit, siç vepruan Abdixhiku e Krasniqi, si dhe respekton rolin aktiv, profesional e perkushtues te kandidateve, siç ishte rasti i Rames e Hamzes, dhe se ne te ardhmen vetem ky mentalitet ka gjase te marre besimin e tyre.
E mira e ketij procesi eshte se LDK dhe PDK nuk do te mund te garojne me duke u bazuar ne kreditet nga e kaluara por ne kualitetin e ofertes dhe te kandidateve.
Ne anen tjeter, dy partite tjera lideriste nuk kane gjase te luajne ndonje rol determinues pervec votes se inercionit dhe parciale si proces i pashmangshem i pasojave ekstraktuese.
Duke qene i sigurte ne rrjedhen e ketille politike, e vetmja dileme mbetet shpejtesia kohore e ketij procesi. Me logjiken aktuale qeverisese te paparashikueshmerise dhe paqendrushmerise dilema kohore mbetet e hapur.