Deputeti i LDK-së, Anton Quni ka deklaruar se plani i qeverisë Kurti për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, është i gjeneralizuar dhe paspecifikuar.
“Plani i qeverisë për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës është i gjeneralizuar dhe i paspecifikuar”, tha ai.
Quni gjatë seancës së jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, ku po diskutohet programi i qeverisë Kurti, pyeti të njëjtin për planet konkrete në realizimin e 106 milionëve për FSK-në gjatë vitit 2022.
“Si do ta alokoni këtë buxhet, cilat janë planet konkrete për realizimin e shpenzimet e buxhetit për vitin 2022”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.