×
  • Lajme
  • Lajme

    Anton Quni me ‘pozë’ pranë një qerreje të vjetër i dërgon mesazh LDK-së: Mos ta bëjmë partinë ”relikt” të papërdorshëm

    Reporteri
    28 Shkurt 2021 | 18:54

    Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni ka publikuar një fotografi ku shihet pranë një qerreje të vjetër, teksa thotë që ajo nxit kujtime të bukura por është e papërdorshme.


    Përmes kësaj ai jep edhe një mesazh të rëndësishëm për partinë e tij, LDK-në.

    “Mos të lejojmë që LDK-ja të bëhet “relikt”. Fati i Kosovës është i lidhur ngushtë me fatin e LDK-së“, u shpreh Quni.

    Kujtojmë që Quni ka bërë publike kandidimin e tij për kryetar të LDK-së.

    E kjo parti ka caktuar 14 marsin si ditën kur do të mbahet Kuvendi Zgjedhor ku do  të votohet për kryetar të LDK-së pasi Isa Musta dha dorëheqje si pasojë e humbjes në zgjedhjet e 14 shkurtit.

    Postimi i plotë:

    Ky “relikt” nxitë kujtime të bukura por është i papërdorshëm. Mos të lejojmë që LDK-ja të bëhet “relikt”. Fati i Kosovës është i lidhur ngushtë me fatin e LDK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!