Anton Quni, i cili kandidoi për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit ka folur lidhur me dështimin e LDK’së në këto zgjedhje. Ai tha se ende nuk kanë bërë analizë reale por se ishte i pari i partisë ai që mori përgjegjësinë duke liruar detyrën.
Quni në Pressing të T7, ka thënë se kryesia e LDK’së mori përgjegjësinë për rezultatin e dobët në zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Fakti që kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka paralajmëruar dorëheqjen dhe lirimin nga të gjitha përgjegjësitë, po ashtu edhe gatishmëria e të gjithë anëtarëve të kryesisë së LDK’së që janë në Kryesi në dorëheqje do të thotë që ekziston marrje e përgjegjësive për dështimet në zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit”, është shprehur Quni në Pressing.
Tutje, ai tha se në zgjedhjet që do të mbahen së shpejti në LDK, pritet një analizë sa më objektive.
“Nuk është bërë ndonjë analizë empirike, më shumë jemi marrë çka tutje. Pres që do të bëhet një analizë sa më objektive”, theksoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.