×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftim

    Anulohet greva e punëtorëve teknikë në Prishtinë, u rriten pagat

    Reporteri
    02 Shtator 2024 | 15:50

    Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat në Kosovë, Jusuf Azemi, ka njoftuar se Komuna e Prishtinës ka plotësuar kërkesat e sindikatës për rritje të pagës.

    Me ç’rast, Azemi ka bërë të ditur se greva e paralajmëruar veçse është anuluar, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    “Komuna i plotëson kërkesat e sindikatës,punëtorët vazhdojnë punën, shkollat e mesme rritjen nga 400 eu do ta kenë nga 30 shtator 2024, QMf nga data 16.09.2024 do të kenë pagë 400 eu bruto, shkollat fillore nga data 10.09.2024 do ta kenë pagën 400 eu. Po në ktë takim u vendos që për mospagesën e përvojës së punës të bëhet padi ndaj kompanive që nuk e kan paguar kte”, thuhet në postimin e Azemit në Facebook.

    Punëtorët teknikë, ata të sigurimit fizik të disa shkollave, qendrave të mjekësisë familjare në Prishtinë dhe punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së kishin planifikuar të mbajnë grevë më 3 shtator.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!