×
  • Lajme
  • Lajme

    Apostolova “shuplakë” shqiptarëve: Nuk do të hiqet kufiri Kosovë – Shqipëri

    Reporteri
    20 Qershor 2019 | 23:56

    Nataliya Apostolova, shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, ka komentuar deklaratat e presidentit Hashim Thaçi për bashkim kombëtar me Shqipërinë, pasi që BE-ja s’po liberalizon vizat për kosovarët.


    Apostolova ka thënë se idetë për heqje të kufijve janë të rrezikshme, por ka shtuar se kanë marrë garanci se kufiri Kosovë – Shqipëri nuk do të largohet.

    “E kemi diskutuar, jo deklaratën, por këtë ide në parim, e cila ka rrjedhur para një kohe për largimin e kontrolleve kufitare ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës dhe kolegu im në Shqipëri, në Tiranë, siç jam unë këtu, kemi bërë demarshe në të njëjtën ditë, në të njëjtën kohë, edhe ministrit të Brendshëm edhe ministrit të Drejtësisë dhe kemi paralajmëruar kryeministrat se kjo është shumë e rrezikshme, këto lloj idesh”, ka thënë ajo në Interaktiv.

    Sipas saj, janë siguruar nga institucionet se me “mini-shengenet” po mendohet lehtësimi i kalimit të kufirit gjatë periudhës së verës, kur ka qarkullim më të madh të diasporës, por jo për idenë e largimit të kontrolleve kufitare.

    “Sepse po flasim për kritere shumë të rëndësishme për liberalizimin e vizave, të cilat prekin jo vetëm Udhërrëfyesin për Kosovën, por edhe Udhërrëfyesit e vendeve fqinje dhe së paku, më duhet të them, nga ky vend këtu, se na kanë siguruar edhe një herë se nuk është kështu dhe se ajo çfarë mendohet me këto të ashtuquajtura mini-Shengene është në të vërtetë lehtësimi i kalimit të kufirit gjatë periudhës së verës, kur ka qarkullim të madh të diasporës dhe ndoshta ofrimi i kontrolleve të reja dhe mundësi për kontrolle më të shpejta dhe lehtësim të lirisë së lëvizjes. Por askush nuk po flet dhe të gjithë e mohuan idenë e largimit të kontrolleve kufitare dhe, e përsëris, se mendoj se kjo është shumë e rrezikshme dhe mënyrë e padrejtë për të trajtuar kalimet kufitare”, ka shtuar ajo, duke treguar se është siguruar nga qeveria e se me presidentin s’e ka diskutuar çështjen.

    Ka thënë se këto çështje i kanë deklaruar me ministrat që janë përfshirë veçanërisht në kalimet kufitare.

    “Do të thosha, natyrisht, se është vendim i të dy vendeve se si i shohin dhe si duan t’i shohin rrugët e tyre evropiane, por të dyja vendet dhe ministrat në të dyja anët kanë rikonfirmuar se do të donin të shihnin përparim të vendeve të tyre në rrugën evropiane me ritmin e njëjtë që kemi parë deri tani dhe menaxhimi i integruar i kufirit është një prej detyrave shumë të rëndësishme, në të cilat në të vërtetë jemi duke i ndihmuar edhe Kosovës edhe Shqipërisë që të përparojnë, por asgjë më shumë”, ka deklaruar ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!