×
  • Lajme
  • Lajme

    Arban Abrashi thotë se i mungon jeta e natës

    Reporteri
    04 Janar 2021 | 20:32

    Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi, vjen me një rrëfim ndryshe rreth jetës së tij private dhe politike.


    Abrashi, ka treguar shumë gjëra që pakkush mund t’i ketë ditur për të deri më tani.

    Ai ka thënë se ngapak i mungojnë nata e natës.

    “Na mungojnë nga pak, meqenëse pozita e ministrit ka limituar kohën shumë shkaku i angazhimeve, por edhe pandemia e ka bërë të veten. Shpresoj se me përfundimin e pandemisë, do t’i kthehemi jetës normale e miqve në përgjithësi”, ka thënë Abrashi për lajmi.net.

    Abrashi ka treguar për këshillat dhe kritikat që ia jep bashkëshortja, për ushqimin e tij të preferuar, se a i mungon apo jo jeta e natës nëpër kafene, por edhe shumë e shumë gjëra të tjera.

    “Këshilla nga bashkëshortja marr shpesh, e posaçërisht pas paraqitjeve televizive, ku ajo bënë një listë qoftë të vërejtjeve qoftë këshillave. Sidoqoftë, kisha përmend faktin që ajo vazhdimisht më kërkon të jem sa më pozitiv dhe mos t’i ngarkojë qytetarët edhe më shumë”, ka deklaruar ai.

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!