Arben Gashi nga LDK pak orë para nisjes së seancës plenare nuk ka treguar se si do të veprojnë në seancën që pritet të fillon pas pak ku Albin Kurti pritet të zgjidhet kryeministër.
Por ai në një mënyrë e ka kontestuar kandidaturën e Kurtit, duke thënë se është njeri me precendet penal.
“Njeriu që po prezantohet si kandidat për kryeministër, është i dënuar për vepër penale”, ka deklaruar Gashi, shkruan Reporteri.net.
I pyetur nëse do ta dërgojnë në Kushtetuese nëse Kurti zgjidhet kryeministër për shkak kontestimit që po ja bëjnë, ai ka thënë se kjo mbetet të shihet.
Gashi ka pohuar se LDK do ta jape mendimin e saj në seancë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.