×
  • Lajme
  • Lajme

    Arben Vitia tregon çfarë diskutuan në takim me Bekim Haxhiun

    Reporteri
    18 Prill 2021 | 20:13

    Ministria i Shëndetësisë, Arben Vitia ka zhvilluar sot një takim me deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiu.


    Vitia përmes një konference për media pas mbledhjes se Qeverisë ka dhënë detaje rreth këtij takimi.

    Vitia tha se Haxhiu ia ka prezantuar atij disa kontakte për sigurimin e vaksinave të cilat pritet të verifikohen nga ministria.

    “Së pari falenderoj të gjithë qytetarët që po mundohen të na ndihmojnë, kjo është shenjë e mirë që secili qytetar e secila parti duhet ta bëjë. Ne do të jemi të hapur për secilin qe na vjen dhe na ofrohet sepse është detyrë e jona si Ministri e Shëndetësisë. Ne sot kemi pasur një takim me deputetin Haxhiu, ku ka prezantuar disa nga kontaktet që ne kemi mbetur për t’i verifikuar”, tha Vitia.

    Haxhiu pas takimit ka njoftuar se Vitisë ia ka dhënë kontaktet e kompanisë që ofron sigurimin e 500 mijë deri në 3 milionë vaksina Pfizer.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!