×
  • Lajme
  • Lajme / Të dhënat

    Ardhja e mërgimtarëve, pritje rreth një orë të Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë

    Reporteri
    22 Korrik 2024 | 13:38

    Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, mërgimtarët më së shumti po presin në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, ku kolona në hyrje për Kosovë është 300 metra, me një pritje prej një ore, shkruan Reporteri.net.

    Ndërsa, pritje ka edhe në dalje të kësaj pike kufitare, ku qytetarët po presin deri në 15 minuta, me një kolonë prej 50 metrave.

    Pas Dheut të Bardhë, pritje prej afër një orë është edhe në Muçibabë, ku kolona në këtë vendkalim është 200 metra.

    Pikat tjera kufitare duket të jenë më të qeta, ku në Jarinjë, Merdarë dhe Kullë pritjet janë deri në 10 minuta për të hyrë në Kosovë.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!