×
  • Lajme
  • Lajme / DPT te Fidani

    Arifi: Shkarkimi im hakmarrje e Vuçiqit për suksesin e Kosovës në KiE

    Reporteri
    25 Prill 2024 | 23:34

    Shqiprim Arifi, ish-kryetar i Preshevës ka thënë se shkarkimi i tij është hakmarrje nga Serbia pasi shumica e deputetëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës mbështeti raportin që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë me seli në Strasburg.

    Ai në një intervistë në DPT të Fidani ka thënë se ai është viktima e parë e hakmarrjes serbe për suskesin e Kosovës, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Shkarkimi im ndërlidhet me ngjarjet e fundit. Në atë sukses Vuçiqi cdo herë nervozohet. Serbia nuk ka mundur ta përbijë lehtë suksesin e Kosovës në KiE dhe unë rashë si viktima e parë, sepse Vuçiqi edhe na paralajmëroi për arrestime.”, tha Arifi.

    Arifi po ashtu tha se në shkarkimin e tij ka ndikuar edhe vendosja e flamurti shqiptar në Preshevë.

    Arifi tha se i ka thënë Vuçiqit F*** You.

    Arifi foli edhe për akuzat se i ka shërbyer Vuçiqit.

    “Shkarkimi im e tregon këtë.”, u shpreh ai.

    Arifi e quajti shkarkimin e tij të dhunshëm dhe tha se nuk është politikan i zakonshëm.

    Ai po ashtu tha se nuk do të garojë më kryetar të Preshevës.

    Arifi tha se me këtë përfundon pjesëmarrja e tij në politikë.

    “Do të heq dorë nga jeta aktive politike. Nuk kam lindur në politikë . Nuk më ka interesuar shumë politika por yori më ka shtyrë të merrem me poltikë. Unë me këtë e përfundoj. Nuk kam asnjë ambicie më, por që do të luftoj kundër diskriminimit do ta bëjë sepse këtë e kam mision. Do t]i shërbejë vendit tim e popullit tim”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!