U kemi bërë ftesë zyrtare për vizitë në Preshevë kryeministrit Kurti si dhe presidentes Osmani, por nuk kanë ardhur. Kështu ka deklaruar Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi.
Në diskutim e sipër, ai tha se spektri politik duhet ta dijë se me çfarë probleme e halle ballafaqohen shqiptarët në atë vend, prandaj sipas tij është e domosdoshme vizita atje.
“E kemi ftuar kryeministrin Albin Kurti të vijë për vizitë në Preshevë. I’a kemi bërë ftesën edhe presidentes, Vjosa Osmani zyrtarisht. Nuk kanë ardhur ende. Presheva është Kosovë, secili shqiptar në Kosovë, është në shtëpinë e tij në Preshevë. Të gjithë janë të ftuar, sidomos spektri politik. Ata duhet të vijnë t’i shohin hallet dhe problemet në atë vend”, tha Arifi në TV1.
Ai tha se Osmani e Kurti do duhej ta vizitonin Luginën e Preshevës pas vizitës që bëri në Kosovë kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.