×
  • Lajme
  • Lajme

    Armend Muja ‘modest’: Vetëvendosje i fiton 24 komuna në zgjedhjet lokale

    Reporteri
    01 Prill 2021 | 21:31

    Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, ka treguar pritjet e tij rreth zgjedhjeve lokale në Kosovë. Ai tha se është i bindur se Lëvizja Vetëvendosje do t’i fitojë 24 komuna në Zgjedhjet Lokale.


    Ai nuk hezitoj t’i përmend me emra komunat në të cilat pretendon se do të fitojnë bindshëm duke e nisur atë me kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën e duke vazhduar më pas edhe me të gjitha komunat e mëdha të vendit.

    “Lëvizja Vetëvendosje, do t’i fitojë të gjitha Komunat e mëdha, përfshirë edhe Komunat e reja të cilat janë në Kosovën e mesme të cilat nuk kanë qenë më herët, unë besojë se do të fitojë në 21 komuna gjithsesi dhe në tri të mëdha“- u shpreh Muja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!