×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së, reagojnë veteranët e Ferizajt

    Reporteri
    17 Korrik 2024 | 22:56

    Siç njofton organizata e veteranëve të luftës së UÇK-së dega në Ferizaj, Ramadani është arrestuar mesditën e sotme nga policia e Maqedonisë së Veriut, derisa po futej në këtë shtet, në bazë të një aktakuze të ngritur nga Serbia.

    Duke shprehur indinjatën e thellë për arrestimin e ish-ushtarit të UCK-së, dega OVL UÇK në Ferizaj bën apel tek shteti Maqedon që menjëherë të lirojë Blerim Ramadanin, dhe kërkon nga qeveria e Kosovës që të përdorë të gjitha mjetet diplomatike e juridike për lirimin sa më të shpejtë të ish ushtarit të UÇK-së Blerim Ramadani.

    “Ne veteranët e UÇK-së të Komunës së Ferizajt shprehim indinjatën e thellë për arrestimin e bashkëluftëtarit tonë Blerim Ramadani.

    Blerim Ramadani gjatë mesditës së sotme u arrestua nga organet policore të Republikës Veriore të Maqedonisë, për shkak të veprimtarisë së tij të ngjeshur në shërbim të luftës për çlirim, akuza të fabrikuara këto nga shteti i Serbisë.

    Arrestohet në Maqedoninë e Veriut ish-anëtari i UÇK-së, në bazë të fletarrestimit të lëshuar nga Serbia

    Sipas veteranëve, aktakuzat e fabrikuara dhe arrestimet e bashkëluftëtarëve ende sot pas 25 viteve janë të padrejta dhe shqetësuese për të gjithë ne veteranët.

    OVL UÇK dega në Ferizaj bën apel tek Maqedonia e Veriut që menjëherë të lirojë Blerim Ramadanin, kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe ajo e Drejtësisë që të përdorë të gjitha mjetet diplomatike e juridike për lirimin sa më të shpejtë të bashkëluftëtarit të lirisë, veteranin e ditëve të para.

    “Lufta e UÇK-së ishte e pastër me angazhimin e shumë djemve e vajzave të Kosovës të rreshtuar në radhët e UÇK-së, ishte dhe do të mbetet e pacenueshme dhe nuk do të njolloset asnjëherë”, thuhet në reagimin e OVL të UÇK-së dega në Ferizaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!