×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen dy hajna në Deçan, dyshohet se kanë kryer disa vjedhje

    Reporteri
    17 Maj 2021 | 10:22

    Stacioni Policor në Deçan, me datë 14.05.2021, pas një pune operativo-hetimore, ka arritur të identifikojë dhe arrestojë dy persona të dyshuar, për veprat penale “Vjedhje e rëndë” dhe “Vjedhje”.


    Personat e arrestuar me inicialet F.I., i lindur me 1992 dhe L.L., i lindur me 1999 që nga data 08.05.2021 e deri me datë 10.05.2021, dyshohet se kanë vjedhur ne disa lokacione ne komunën e Deçanit.

    “Të dyshuarit gjatë intervistimit nga hetuesit kanë pranuar se kanë kryer edhe disa vepra të tjera penale te vjedhjeve të rënda dhe vjedhjeve në zonën e përgjegjësisë së Stacionit Policor në Deçan.”

    Tutje, Policia njofton se në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit, disa nga sendet e vjedhura janë sekuestruar si dëshmi materiale.”

    “Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve”, thuhet në komunikatën e PK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!