×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen dy persona të dyshuar për plagosjen e avokatit Gazmend Halilaj

    Reporteri
    23 Prill 2020 | 10:37

    Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona që dyshohet se e kanë plagosur avokatin nga Drenasi, Gazmend Halilaj.


    Policia thotë se ka intervistuar dy të dushuarit në prani të avokatëve të tyre, ndërsa thotë se në cilësi të provave materiale kanë konfiskuar një armë, një karikator dhe tre fishekë, shkruan Reporteri.net.

    Njoftimi:

    Policia e Kosovës (PK), lidhur me rastin “Vrasje në Tentativë”, i cili kishte ndodhur me datën 14.04.2020 në Drenas, pas hetimeve intensive ka arritur të identifikojë njërin prej personave të dyshuar të përfshirë në rast, i cili ka qenë në kërkim policor.

    Pas identifikimit të tij, me datën 22.04.2020 rreth orës 15:30 i dyshuari I. L., është paraqitur dhe intervistuar në polici në prezencë të avokatit të tij, më ç ’rast është dorëzuar edhe një armë, një karikator me katër fishekë, si dhe është treguar vend ndodhja e veturës së dyshuar e cila është konfiskuar.

    Hetimet kanë rezultuar se në rast është përfshirë edhe personi i dytë i dyshuar Xh. Z., i cili është ftuar për intervistim nga ana e zyrtarëve policor, po ashtu i njëjti është paraqitur dhe intervistuar nën prezencën e avokatit mbrojtës. Edhe në këtë rast në cilësi të provave materiale janë konfiskuar një armë, një karikator dhe tre fishekë.

    Të gjitha veprimet hetimore janë ndërmarr në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe me aktvendim të tij të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!