Policia e Kosovës njofton se sot, më 24.07.2021 rreth orës 06:30, njësitet policore kufitare gjatë vëzhgimit të terrenit në Vërmicë, konkretisht nën urë e parë të autostradës, pikërisht tek shkyçja e parë e autostradës, kanë vërejtur lëvizje të dyshimta.
Aty kanë parë teksa arritën gjashtë vetura TAXI, ndërsa tek shkurret dhe malet është vërejtur teksa kanë hyrë në automjete disa emigrantë.
“Patrullat policore që ishin në vëzhgim menjëherë kanë intervenuar dhe gjashtë automjete janë shoqëruar në Stacionin Policor për Mbikëqyrje të Kufirit-Vërmicë. Për rastin janë njoftuar hetuesit policor të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare-Perëndimi Gjakovë, Drejtoria e Migrimit dhe prokurori i shtetit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Zyrtarë policorë nga Drejtoria për Migrim, kanë filluar sipas procedurave të merren me pesëmbëdhjetë emigrantë të ndaluar në këtë rast.
“Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë për përfshirje në veprën penale ‘kontrabanda me emigrantë’, po ashtu janë sekuestruar edhe gjashtë vetura të përfshira në rast”, njofton policia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.