×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen tre persona të dyshuar për Vrasje në Tentativë në Pejë

    Reporteri
    16 Prill 2021 | 17:21
    Mbrëmë rreth orës 20:55, Policia e Kosovës është informuar për një rast, i cili ka ndodhur në rrugën “ Fehmi Agani” në Pejë.

    Policia menjëherë ka dalë ne vendngjarje, aty ka takuar viktimën i cili deri sa ishte në derën e banesës është sulmuar nga persona të panjohur me mjete të mprehta, viktima është dërguar ne spitalin rajonal në Pejë, nga aty i njëjti për shkak të natyrës së lëndimeve është dërguar ne QKUK-Prishtinë.
    Kështu ka njoftuar policia përmes një komunikate për media.
    “Pas një pune intensive të Policisë sot me datë 16.04.2021 rreth orës 13:30, është arritur të identifikohen dhe arrestohen tre (3) persona të dyshuar:
    • F.U. i lindur me 2001
    • M.Q. i lindur me 1999
    • E.L. i lindur me 2000
    Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48- orë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!